TË FUNDIT

Tym e flakë në ‘Qytet Studenti’, digjet një shtëpi, evakuohet familja

Një re e madhe tymi ka mbuluar zonën e Qytetit Studenti në Tiranë duke krijuar një pamje të frikshme gati apokaliptike.

Një banesë është djegur plotësisht nga flakët që për shkak të erës po përparojnë me shpejtësi duke përfshirë edhe fushën sportive.

Raportohet se forcat zjarrfikëse ndodhen në vend dhe po punojnë për shuarjen e flakëve por se kushtet atmosferike e bëjnë të vështirë punën e tyre dhe se zjarri po i afrohet një tjetër banese. Një familje është evakuuar, ndërsa njerëzit kanë dalë jashtë në panik.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat