TË FUNDIT

U akuzua për homofobi, Kompania e Snickers kërkon falje pas reklamës për çokollatën që bëri duke përfshinë komunitetin LGBT

Kompania e çokollatave “Snickers” në Spanjë ka kërkuar falje për një reklamë që i kanë bërë produktit të tyre. The Guardian shkruan se reklama është marrë si një sulm homofobik ndaj njerëzve të komunitetit LGBTQIA+, ndërkohë që pasi videoja 20 sekondëshe u bë virale në internet, Snickers e hoqi atë si reklamim.

Në reklamë janë dy persona në një lokal në det, të cilët po porosinin. Njëri prej tyre shihet që ka tipare mashkullore, por sjelljet e një vajze dhe pasi hëngri çokollatën, transformohet në një burrë me zë të trashë e mjekër.

Reklama vijon me fjalët: Më mirë? -Më mirë.

Më vonë shkruhet :Ju nuk jeni vetvetja kur jeni të uritur.

Pikërisht ky lloj transfomimi u kritikua mjaft në Spanjë nga Federata e komunitetit LGBTQIA+, të cilët e konsideruan si reklamë si turpshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat