TË FUNDIT

U akuzua për shpërdorim detyre, merret vendimi për punonjësen e ALUIZNI-t

Është dhënë vendimi ditën e sotme lidhur me punonjësen e ALUIZNI-t të Durrësit Lusiena Kolën.

Raportohet se Gjykata e Apelit e ka rikthyer sërish në detyrë, pas akuzave për shpërdorim detyre.

Gjykata ha hedhur poshtë akuzat si dhe ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë.

Kola akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme, konkretisht ka pajisur me certifikatë kompleksin “Lura sh.p.k.”.

Gjithashtu për këtë çështje është shpallur në kërkim edhe ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi dhe u arrestua drejtori Liridon Pula.

Ndërkohë vazhdojnë të jenë nën hetim edhe zyrtarët e tjerë, të cilët janë pjesë e Hipotekës dhe ALUIZNI-t, para se këto dy struktura të bashkoheshin në një institucion të vetëm.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka akuzuar prokurorin Arjan Ndoja që ka në dorë çështjen se ka arrestuar zyrtarët për llogari të organizatave kriminale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat