Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha denoncoi në faqen e tij në Facebook një rast të ndodhur në jug të Shqipërisë.
Berisha shkroi se pronari i Bar Orange në Sarandë i ka prerë veshin një turisti pas një sherri.
Mirëpo, Spiro Iljadhi ka folur për Dosja.al dhe ka thënë se nuk ka ndodhur asnjë sherr në lokalin e tij.
Ai thekson se ngjarja ka ndodhur larg Bar Orange.
“Në lokalin tonë nuk ka ndodhur asgjë e tillë. Sherri ka ndodhur shumë larg nga këtu. Nuk kam asnjë lidhje. E gjitha është sulm për shkak të konkurrencës. Të gjithë e dinë se çfarë pune kemi ne. Të më konkurrojnë me punë, jo me tatime, shtet e Polici”, ka thënë Iljadhi.

