U dënua 5 vite, ja si ndihet Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri reagoi pas vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda që e dënoi atë për shpërdorim detyre. Nga jashtë selisë, Tahiri tha se do të komunikonte gjatë ditës së nesërme me mediat. “As qesh dot as qajë dot. Nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë ca vendime. Mu duk një gjë  tipit “je i pafajshëm po nuk kemi kohë ta themi.” Prisni deri nesër se nesër do komunikoj me mediat.

Unë dy vjet jam trajtuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, ça t’ju them, 2 vjet jam trajtuar si pjesë e një grupi kriminal, sot gjykata thotë që nuk e ke bërë këtë. Meqë kushërinjtë kanë përdorur emrin tim, unë kam shpërdoruar detyrën. Ca t’ju them unë, zoti ju ruajt mos ju përdori njeri emrin. Prisni deri nesër se edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi.

Gjykata tha që nuk je trafikant, nuk je kriminel, por meqë ca kushërinj kanë përdorur emrin tënd dhe ti ishte ministër, ke shpërdoruar detyrën. Duhet të gjej rrugën që të lexoj një vendim të tillë, për mua qesharak. Do ishte shumë më fisnike, ta kishin bërë si burrat, të më kishin dënuar për trafikun, kështu është edhe qesharake“.