U dhunua për vdekje, Gjykata merr vendimin e rëndësishëm për 3 autorët

vlore-1.jpg

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 3 të arrestuarit të cilët akuzohen për vrasjen e Stavri Minos. Mësohet se masa ‘burg pa afat’ është caktuar për Agron Hametin, ndërsa për Astrit Hametin dhe Nusret Hodën ‘Burg me afat’ 30 ditë.

Sic u raportua dhe diten e ngjarjes, gjithçka ka ndodhur për një sharje mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Hameti, duke bërë që mes tyre të nisë sherri, i cili ka rezultuar tragjik për Minon.

56-vjeçar u dhunua fizikisht deri në vdekje nga tre të arrestuarit. Ata deklaruan në polici pas arrestimit se nuk kanë pasur asnjë qëllim të vrisnin Minon, duke u shprehur se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Sipas tyre, 56-vjeçari ka rënë pas goditjes në një gur dhe ka pësuar gjakderdhje, ndërsa kanë shtuar se nëse ambulanca do të kishte mbërritur më shpejt, mund ta kishte shpëtuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303