Besnik Hida u ekzekutua me armë zjarri vetëm dy ditë më parë në Lushnje.
Ai u qëllua për vdekje teksa po konsumonte një kafe.
Ndërkohë, sot kanë dalë detaje të reja lidhur me ngjarjen, ku bëhet me dije se ai i ka dërguar policisë disa pamje filmike.
Ai ia ka dorëzuar pamjet të dy autorëve të ekzekutimit të Zamir Latifit vetëm 1 javë para vrasjes.
Thuhet se në të ishin pamje të të kërkuarve.
Kujtojmë që nipi i tij, Zamir Latifi u vra dy vite më parë nga rivalët e bandës së Aldo Bares dhe Hida kërkonte drejtësi.

