fbpx

U ekzekutua përpara shtëpisë, zbardhet e kaluara e tropojanit

Vetëm tri ditë më parë u ekzekutuara Feriz Bardhi, 40 vjeç në pragun e derës së tij në Durrës me breshëri plumbash.

Ai ishte me origjinë nga Tropoja dhe kishte jetuar në Itali, ku ishte marrë me trafikim droge.

Nga detajet e reja bëhet me dije se vrasësit me pagesë ishin porositur nga jashtë shtetit.

Mesa duket Feriz Bardhi kishte hesape të palara ende në Itali, të paktën kështu dyshohet.

Bardhi ishte baba i dy fëmijëve dhe thuhet se ai lëvizte nëpër qytet me makinë të blinduar./real-news.tv