U futen në shtëpi për të vjedhur, por se kishin menduar kështu

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur në flagrancë duke grabitur një shtëpi në Romë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të enjte.

Sipas mediave italiane, shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, rreth moshës 42 dhe 40 vjeç, tentuan të ngjiteshin në ballkonin e një apartamenti në katin e parë dhe me mjete të forta thyen derën e shtëpisë, duke hyrë brenda në banesë.

Një banor i lagjes, pas pikasjes së tyre ka lajmëruar menjëherë policinë të cilët pasi kanë mbërritur në vendngjarje kanë arrestuar dy shqiptarët.