U gjet i gjakosur nga kalimtarët, ja kush është i vrari me 2 emra në Vlorë

Mbrëmjen e djeshme, disa persona të paidentifikuar zbrazën armën ndaj një 47-vjeçari në Selenicë të Vlorës, ndërsa viktimë e këtij atentati mbeti shtetasi Nikola Ikonomi, banor i fshatit Resulaj.

Disa orë pas ngjarjes së rëndë, ka siguruar foton e të vrarit, i cili rezultonte i dënuar më parë për trafik droge.  Ky që shihni në foto është viktima e atentatit në Selenicë, ndërsa bashkëfshatarët e tij e thirrnin atë në dy emra si Nikola Ikonomi dhe Laver Tozaj.

Fillimisht ishin disa kalimtarë që e konstatuan Ikonomin, të cilin e transportuan me makinë private drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra ai nuk mundi të mbijetojë.