U helmuan 61 nxënës në Shkodër, flet pronari i dyqanit: Unë shes vetëm molto…

Pak ditë më parë, 61 nxënës të shkollës së Postribës në Shkodër shfaqën shenja helmimi.

Ndërsa ditën e sotme ka folur pronari i biznesit në shkollën e Postribes Gëzim Hyseni. Hyseni shprehet se ai kurrë nuk ka tregtuar Fast-Food-e, por vetëm molto dhe çokollata.

“Nuk kam tregtuar asnjëherë Fast-Food. Tregtoj vetëm molto dhe çokollata. Sandëichet janë shitur pranë shkollës dhe janë transportuar me bicikletë nga një subjekt tjetër e cila ndodhet tek ura e Mesit”, thotë ai.

Ndërkohë, dyqani i Gëzim Hysenit është i mbyllur.