fbpx

U kap me 500 gramë heroinë, 35-vjeçari çudit policinë me deklaratën që jep

u-kap.png

Policia e Durrësit bllokoi sot 500 gram lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë. Droga u kap në një automjet në Portin e Durrësit, ndërsa u arrestua 35-vjeçari, Novrus Koçi.

Lënda narkotike u zbulua nga qeni antidrogë gjatë një kontrolli në vijën e dytë kufitare.

Mësohet se 35-vjeçari ka mohuar që të kishte dijeni se çfarë kishte në pakon që iu gjet në automjet.

“Nuk e dija që ishte drogë. Më dhanë një pako për ta çuar në Itali dhe në këmbim do merrja para”, mësohet se është shprehur ai.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Pas analizës së riskut, kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, duke përdorur edhe qenin antidrogë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në skaner mjetin tip Renault, me drejtues shtetasin N. K. dhe pas skanimit të mjetit, në brendësi të tij është dalluar një pako, e dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëherë Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 pako, me peshë rreth 500 gr, me lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 35 vjeç, banues në Durrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303