Dy ditë më parë u arrestuar 4 persona, të cilët u kapën nga policia me 5 kg heroinë.
Por vetëm ditën e sotme, gjykata e Durrësit ka vendosur masat për 4 autorët.
3 prej tyre kanë marrë masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, ndërsa tjetri është lënë i lirë me detyrim paraqitjeje.
Prej një kohe të gjatë, autorët ishin vendosur nën vëzhgim nga policia, ku ditën e enjte ata u arrestuan nga policia në Tiranë.
Autoritetet arritën të konfiskonin 5 kg heroinë, para të thata, telefona celularë dhe 3 automjete./real-news.tv

