U ndalua në Vjenë, ja reagimi i Daut Haradinajt

Ndalimi në Vjenë me urdhër të autoriteteve serbe i Daut Haradinajt, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkaktoi furtunë reagimesh sot.

Ndërkohë që më në fund ka ardhur edhe reagimi i vetë Dauti., Pasi postoi fillimisht një foto në rrjetet sociale, Daut Haradinaj sqaron  se lajmi është i rremë. “Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim. Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”, tha Haradinaj.

“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë. Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, përfundoi ai.