Gazetari i Fax News Elvis Myrta ka dhënë disa detaje sot lidhur me ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.
Ai ka thënë se policia ditën e djeshme është treguar totalisht hermetike dhe nuk ka bërë veprimet e duhura edhe pse ka qenë prezente në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Roli i policisë në këtë rast nuk dihet t’a themi, pasi policia duke qenë aty mund t’i vinte prangat të dy grupeve dhe të parandlonte këtë ngjarje. Dihet që janë gjetur rreth 17 gëzhoja armësh në vendin e ngjarjes. I bie që janë përdorur 3 karikatorë. Policia nuk ka qëlluar në vendngjarje, kanë qëlluar vetëm dy grupet. Tani mbetet të gjejmë se cili prej grupeve ka gjuajtur i pari. Pasi Arbër Pepkolaj, pas ngjarjes i ka marrë makinën një qytetari nën kërcënimin e armës dhe ka shkuar në komisariatin e policisë në Tiranë, ku ka takuar komandantin e policisë, dhe më pas është vetëdorëzuar.

