Shpejtojnë për të shpëtuar jetë njerëzish. Por ka ndodhur e kundërta. Ka ndërruar jetë në spital këmbësorja e cila u përplas ditën e sotme nga një ambulancë në rrugën e Durrësit në kryeqytet.
Kujtojmë që paraditen e sotme një ambulancë ka përplasur një këmbësore femër e cila ka tentuar të kalonte rrugën. Po kjo ambulancë e cila e përplasi e ka dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra në gjithë trupin. Duket se këmbësorja nuk ka mundur t’u rezistoj plagëve të marra duke ndërruar jetë në spitalin e Tiranës.
Informacion Paraprak
Në rrugën Ferit Xhajko pranë ish Restorant Durrësit mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H., G ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F.,S rreth 70 vjeçe.
Si pasojë shtetasja ka ndërruar jetë në SQU
Drejtuesi e mjetit ndodhet aktualisht i shoqëruar në komisariat.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

