fbpx

U shtrua me urgjencë në spital, mësohet gjendja e avokatit të Tahirit

TAHIRI-GJYKATE2.png

Sot u shtrua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri, Maks Haxhia.

Ai ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe pas daljes nga operacione, mësohet se gjendja e tij është stabilizuar.

Avokati vuan nga aneurizma, dobësimi dhe çarja e aortës së gjakut, një sëmundje e fshehtë që rrezikon të jetë fatale.

Maks Haxhia njihet si një ndër avokatët më me emër në drejtësinë shqiptare që ka mbrojtur shumë personazhe të njohur të biznesit, politikës dhe jo vetëm, së fundmi edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në gjyqin e Krimeve të Rënda, ku rezultoi i pafajshëm për dy akuza të rënda dhe fajtor për shpërdorim detyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303