TË FUNDIT

U vetëvar, vdes në spital i burgosuri nga Berati

Më 13 mars, i burgosuri Bujar Murati u vetëvar në qeli, ku gardianët e gjetën në një gjendje shumë kritike për jetën.

Menjëherë e transportuan për në spitalin e Beratit, ku gjendja e tij sa vinte e rëndohej.

Më pas, Murati u dërgua në Tiranë për një trajtim mjekësor më të specializuar, pikërisht në Spitalin e Traumës.

Mësohet se ditën e sotme ai ka ndërruar jetë, ndërkohë kujtojmë që Bujar Murati ishte dënuar me 1 vit e gjysmë burg për mashtrim. /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat