fbpx

U vodh posta dhe nuk e raportoi, rojës i ndodh gjëma

hajdut-i-maskuar-750x450.jpeg

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Krujë, pasi nuk raportoi vjedhjen e postës.

I arrestuari është B.P., i cili punonte si roje private pranë postës.

Njoftimi i policisë:

Nuk raportoi vjedhjen e postës, arrestohet roja 51-vjeçar. Në pranga B. P., 51 vjeç, banues në Durrës, roje private i postës së Krujës

Nga specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”, i shtetasit:

  1. P., 51 vjeç, banues në Durrës (me detyrë roje private pranë postës së Krujës).

Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme është vjedhur me thyerje kasaforta e postës së Krujës, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar. Roja private, shtetasi B. P., pas marrjes dijeni për ngjarjen nuk ka kryer sipas detyrimeve ligjore njoftimin e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, as në momentin kur patrulla e policisë ka kaluar dhe e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem tek posta, me pretendimin se është kërcënuar nga autorët.

Gjithashtu është shpallur në kërkim për “Shpërdorim detyre” dhe specialisti i sallës së SHPSF-ve, shtetasit S. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos njoftuar Policinë e Shtetit.

Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për hetimin e vjedhjeve me dhunë dhe krimeve kundër pasurisë, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Krujë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303