U vra 6 vite më parë në Itali, familja e shqiptarit kërkon dëmshpërblim

Familja e Eduard Ndoj, shqiptarit të vrarë 6 vite më parë gjatë një grabitje në komunën Serle të Breshës, ka kërkuar dëmshpërblim ndaj italianit që qëlloj për vdekjen djalin e tyre.

Me anë të avokatëve, familja e Ndoj kërkon 125 mijë euro që gjykata e Breshës ka marrë vendimin për dëmshpërblimin që duhet të paguaj autori i vrasjes Mirko Franzonin, i cili është dënuar dhe me 9 vjet e 4 muaj burg për vrasje të qëllimshme.

Eduard Ndoj u qëllua për vdekje nga Mirko Franzoni më 14 dhjetor të 2013 ndërsa kishte hyrë për  të grabitur banesën e vëllait të tij.

“Autori i vrasjes nuk ka kërkuar asnjëherë falje e nuk ka derdhur shumën prej 125 mijë euro dëmshpërblim të përcaktuar nga Gjykata e Breshës dhe konfirmuar nga Gjykata e Apelit,”- janë shprehur për mediat lokale avokatët e familjes Ndoj.

“Ishte vetëm një djalë i ri me ëndrra e aspak agresiv, nuk dimë se si është përfshirë në këtë grabitje,”-u shprehën në kohën kur ndodhi ngjarja familjarët e tij.