Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia, ka zbuluar sot se kush e shtyu të kandidonte për zgjedhjet e 6 Marsit. Spahia deklaroi se ishte pikërisht situata në PD që e ‘detyroi’ të kandidonte për kryetar bashkie.
“Ndjej krenari që isha i përzgjedhuri i tyre. Vendimi për të marrë pjesë si kandidat ishte edhe rezultat i situatës së PD-së e cila imponoi vendimin tim për të marrë pjesë në Primare. Nuk mund t’u thoja jo shkodranëve që për vite me radhë kanë sakrifikuar aq shumë jo vetëm për PD-në por edhe për qytetin.
Pasioni im mbetet kirurgjia, vazhdimisht kam qenë në sallën e operacioneve kryesisht në Itali por me të vërtetë ishte një kërkesë nga bashkëpunëtorët e degës Shkodrës. E kisha bindje absolute që do të fitoja dhe dëshirën e shkodranëve për të vendos me votën oerientimin e Shkodrës drejt të djathtës”, tha Spahia.

