fbpx

U zhduk dy ditë më parë, gjendet i vdekur në Tiranë 39-vjeçari

gjende.jpg

Policia e Tiranës ka bërë me dije se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar me iniciale R.Ç, në zonën  e quajtur ‘Kodra e Selitës’ pasi ishte larguar nga banesa në datën 14 shtator.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës” është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë shtetasi R. Ç., 39 vjeç, i larguar nga banesa me datë 14.09.2021. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303