TË FUNDIT

U zhduk teksa luante me shokët, 4-vjeçari shqiptar gjendet i mbytur në lum

Trupi i vdekur i 4-vjeçarit, Zenel M., është gjetur i vdekur në lumin pranë parkut të lojërave ku ai u zhduk në Wildegg të Zvicrës.

Djali ishte me nënën e tij Burbuqe ., kur u zhduk papritmas pasditen e së enjtes rreth orës 16:30.

Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së premtes, pas operacioneve intensive të kërkimit të policisë.

Ai u gjet nga një punonjës në hidrocentralin e Villnachern.

“Mendohet se ra në lumë dhe u mbyt mbrëmjen e së enjtes ndërsa po luante pranë lumit Aabach,” tha zëdhënësi i policisë Bernhard Graser

Zeneli ishte në sheshin lojrash me nënën e tij dhe fëmijët e tjerë.

Rreth orës 16:30, nëna papritmas vuri re mungesën e djalit. Ajo shkoi menjëherë në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën.

Pas një kërkimi të kotë, Burbuqe lajmëroi policinë pak më vonë. Graser tha se u dyshua se Zeneli mund të kishte rënë në ujë.

“Aabach dhe Aare mbanin shumë ujë për shkak të shirave të ditëve të fundit dhe rrymë ishte e fortë,”-tha Graser. “Kjo e bëri punën kërkimore më të vështirë.”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat