U zu me nënën, banorët njoftojnë policinë, kapet me armë në dorë 38-vjeçari

arma.jpg

Policia e Lushnjës bën me dije se ka parandaluar një krim të mundshëm të rëndë brenda në familje në fshatin Dushk të Lushnjës.

Uniformat blu të qytetit jugor informojnë se kanë arrestuar një 38-vjeçar, pasi u kap me armë dhe fishekë, ndërsa dyshohet se do të kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit që kishte me nënën.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Reagimi në kohë i policisë parandalon një krim brenda familjes

Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari, pasi dyshohej se do kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit me nënën e tij.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me silenciator dhe 43 fishekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.D, 38 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.

Policia e Lushnjës ka marrë njoftim në rrugë operative se ky shtetas po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre, në Dushk të Lushnjës.

Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja në flagrancë e tij dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 fishekë luftarakë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303