UEFA nis hetimet ndaj yllit të futbollit

Nuk kanë fund problemet për Neymar Jr. Teksa po vuan një dëmtim në ligamentet e këmbës së djathtë, ylli i Paris Saint Germanin mund të përballet edhe me sanksione nga organi më i lartë i futbollit Europian, UEFA.

Kjo e fundit ka nisur një hetim mbi komentet e 27 vjeçarit në rrjetin social “Instagram”. Pas eliminimit nga Champions League, Neymar shpërtheu ndaj gjyqtarëve të takimit kundër Manchester United.

“Është një turp,” shkroi Neymar në Instagram, së bashku me një foto të incidentit të Presnel Kimpembe.

“Ata madje vënë katër njerëz që nuk e kuptojnë futbollin. Kjo është joreale! Si mund të përdorë dorën e tij kur është me shpinë nga sfera. Dreqi e marrtë!”-përfundoi braziliani.