TË FUNDIT

Ulen rastet me COVID-19 në Itali, por rriten vdekjet

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 7.767 raste të reja (dje ishin 10680) me koronavirus nga 112962 tamponë.Shkalla e pozitivitetit është 6.9%, nga 10.4% një ditë më parë. Sot u shënuan 421 vdekje. Shifra është rritur ndjeshëm në krahasim me 24 orët e kaluara, që ishin 296.Të shëruarit sot sipas autoriteteve italiane janë 21733 qytetarë. Problemi kryesor për Italinë është Lombardia përsa i përket infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.Në spitale në total janë 3743 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv. Në krahasim me dje, në 24 orët e fundit ka pasur një rritje të lehtë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat