“Unë jam berber, skulpturën e kam hobi”! Flet autori i shtatores së Adem Jasharit

49f82e4f-2606-4f02-a1ac-cd86be5f45f0-1.jpg

Kryefjalë në media ka qenë gjatë këtyre ditëve shtatorja e Adem Jasharit në Prizren.

Vepra kritikua ashpër nga qytetarë e profesionistë të skulpturës. Shumë e cilësuan si turp e të tjerë si një karikaturë, ndaj u vendos që ajo të hiqet e të ribëhet nga e para.

Ky vendim u mor në bashkëpunim me familjen Jashari, e cila i ka quajtur konstruktive kritikat që janë bërë. Shtatorja e Adem Jasharit nuk ngjasonte aspak me figurën që të gjithë e njohin, as në pamje e aq më tepër në trup.

Autori i saj, Alban Buxhovi, ka deklaruar se me profesion është berber, por e ka hobi skulpturën. I ftuar në emisionin “Frontal” në “T7”, Buxhovi është shprehur se veprën e ka punuar në oborrin e shtëpisë, sepse nuk ka një punishte, duke qenë se nuk është profesionist i fushës.

Ai ka thënë se ka punuar tre muaj për shtatoren, deri në 12 të natës, por nuk është prekur nga kritikat që ka marrë.

I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime….Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit. Kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer (berber)”, është shprehur Buxhovi.

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303