Uragani Dorian ka rënë nga kategoria katër në tre, me erëra që arrijnë 193 kilometra në orë në raport me rreth 209 kilometra në orë që ishin dje.
Megjithatë trazirat vazhdojnë të godasin Bahamasin.
Të paktën pesë persona humbën jetën në Bahamas si pasojë e kalimit të uraganit shkatërrimtar Dorian, deklaroi kryeministri i vendit, Hubert Minnis.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Minnis tha se 21 persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital në Nassau.
Pesë nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.
Ai tha se vendi i tij ishte “në mes të një tragjedie historike” dhe se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit u penguan nga stuhia.

