Uragani Dorian godet SHBA, rritet numri i të vdekurve në Bahamas

Uragani Dorian pritet të sjellë stuhi” kërcënuese për jetën” në brigjet lindore të SHBA-së pasi shkaktoi shkatërrim dhe të paktën 20 vdekje në Bahamas.

Stuhia, e cila tashmë ka zbritur në kategorinë tre, aktualisht ka arritur në bregdetin e Karolinës ndërsa po lëviz ngadalë drejt veriut. Dhjetëra mijëra njerëz janë pa energji elektrike për shkak të stuhisë.

Banorët nga Xhorxhia deri në Virxhinia po paralajmërohen të dëgjojnë këshillat dhe të mos dalin nga shtëpitë.

Uragani Dorian u dobësua pasi goditi Bahamasin por tani është forcuar përsëri.

Aktualisht ka erëra të qëndrueshme maksimale prej 185 km / orë.

Më 1 shtator u godit në Bahamas me erëra deri në 298 km / orë – që është fuqia më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Stuhia shkaktoi mjaft dëme në ishujt Abaco dhe Grand Bahamas, në veri të arkipelagut, për dy ditë.

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis e quajti stuhinë “një nga krizat më të mëdha kombëtare në historinë e vendit tonë”. Sipas tij,  numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë, pasi një bilanc përfundimtar ende nuk është bërë./real-news.tv/