Qindra të mbijetuar nga uragani Dorian kanë ikur nga Bahamas ndërsa mijëra të tjerë presin me padurim evakuimin nga ishujt e shkatërruar.
Uragani u përhap nëpër ishuj në fillim të kësaj jave, duke shkatërruar çdo gjë dhe vendi është në prag të një krizë humanitare.
Numri zyrtar i vdekjeve u rrit në 43, por pritet të rritet më tej, sipas mediave lokale të cilat citojnë burime zyrtare.
Me përpjekjet e skuadrave të shpëtimit, shumë të mbijetuar po përpiqen të evakuohen.
Të Premten, turmat e dëshpëruara për të lënë vendin e shkatërruar u drejtuan drejt porteve në Great Abaco dhe Grand Bahama, dy nga ishujt më shumë të goditur nga stuhia.
Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, “po e monitoron nga afër” situatën, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate./real-news.tv/

