Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku dy këmbësore janë përplasur nga një autobus.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Zogu i Parë, nga një urban i linjës së Tiranës së Re.
Të plagosur kanë mbetur 2 këmbësore, të cilat u dërguan menjëherë drejt spitalit.
Bëhet me dije se gjendja e tyre shëndetësore ndodhet e stabilizuar.
Ja njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:32 në Bulevardin Zog i Parë, autobusi i linjës Tiranës së Re me drejtues shtetasin A. M ka përplasur dy këmbësore.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja K. N dhe shtetasja tjetër që ishte së bashku me të.
Drejtuesi i autobusit shtetasi A. M është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e njërës nga shtetaset të aksidentuar.

