Deputeti demokrat Belind Këlliçi në një prononcim për media ka komentuar urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK për çështjen e inceneratorëve.
Këlliçi tha se regjisori i vërtetë i aferës së inceneratorëve është kryeministri Edi Rama, dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
“Sot ka ndodhur pikërisht ajo që PD ka paralajmëruar pak muaj më parë, shoën e radhës me peshqit e vegjël. I bëj thirrje Edi Ramës dhe PS, që ti hapin rrugën mbledhjes së Këshillit të mandateve, pa asnjë mëdyshje prangat duhet të tunden për Ëngjëll Agaçin, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, dhe mbi të gjitha Edi Ramën.
Dua të përgëzoj bashkëpunimin që kemi pasur edhe me LSI që ka bërë publike dhjetra dokumente autentike, dhe çdo bashkëpunim që kemi pasur me opozitarë të tjerë. Ata që janë arrestuar janë shërbëtorë, personi më përgjegjës për vjedhjen është në Tiranë, është Erion Veliaj, i ka hapur rrugë për të fituar 128 milionë euro një kompanie që ishte krijuar vetëm 24 orë para tenderit”, u shpreh deputeti demokrat”, tha Këlliçi. Pyetur nga gazetarët se pse votoi kundër raportit të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, i përpiluar nga Jorida Tabaku, Këlliçi u shpreh se rekomandimet e tij nuk ishin bërë pjesë e raportit, sa kohë që vetë opozita ka pasur ndasi përfaqësimi.
“Kam votuar kundër dhe e them që do të votoja kundër. Arsyeja kam qenë se nuk më është bërë transparencë, nuk më është dhënë mundësia të jap komentin tim për raportin. Sigurisht do të jepja kontributin tim për të rënduar akoma më shumë pozitën. Kjo ka të bëjë me faktin që është bërë me të vërtetë transparencë”, tha Këlliçi.

