fbpx

Urimi i Bashës për ‘Sulltan Novruzin’

Screenshot_6-7.jpg

Në ditën e “Sulltan Novruzit” kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha uroi besimtarët bektashinj nga Kryegjyshata.

Basha zgjodhi të mos e komentojë situatën politike në vend.

Ai u shpreh për mediat se kjo festë po i bën bashkë dhe vazhdon t’i bëjë bashkë shqiptarët në një rrugë të ndritur.

“Do ju bëj një urim nga zemra në ditën e “Sulltan Nevruzit” për këtë festë  hyjnore të shpresës, të dritës  por dhe demokracisë . Vlerat për të cilat janë bashkuar shqiptarët, dhe  po na bëjnë bashkë dhe vazhdojnë të na bëjnë bashkë. Vlerat për të cilat janë bashkuar shqiptarët, besimit në zot dhe për një të nesërme më të mirë dhe në një rrugë që vazhdon të jetë më e ndritur.”-tha Basha. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303