Ushqimet që duhet të hani nëse keni anemi

images-2.jpg

Hekuri është një mineral i rëndësishëm për shëndetin e organizmit tonë. Luan një rol thelbësor për sintezën e hemoglobinës dhe në funksionimin e qelizave.

Mungesa e tij është shkak për aneminë, por edhe për probleme të tjera. Por mungesa e hekurit, mund të luftohet me një regjim ushqimor, ku ky mineral është i pranishëm,

Mes këtyre ushqimeve kryeson mishi i kuq, megjithëse e dimë se me të nuk duhet abuzuar, për shkak të rrezikut që sjell konsumi i shpeshtë, për sëmundjet tumorale.

Si kompensim mund të konsumoni bishtajoret, të cilat kanë përmbajtje të madhe hekuri, si thjerrëzat, fasulet, spinaqin, brokolin, rukolën, arrat, farat e kungullit, luleshtrydhet, tërshëra, panxhari, majdanozi, rrushi i thatë, hurmat e thata dhe bananet.

Si kompensim vlen edhe vitamina C, e cila nuk duhet të mungojë.

Edhe vitamina B12 dhe acidi folik, mund të jenë të domosdoshme për prodhimin e rruazave të kuqe, kështu që rekomandohet mëlçia dhe mishi. Ndërsa acidi folik gjendet te peshku, jeshillëqe, fasulet dhe bizelet./real-news.tv/

scroll to top