TË FUNDIT

Ushtarë shqiptarë në stërvitjen e NATO-s në Mitrovicë, Vuçiç: Provokim!

Prania e disa ushtarëve shqiptarë në veri të Mitrovicës si pjesë e një aktiviteti të NATO-s, ka shkaktuar shqetësim për Serbinë pasi zona e veriut të Mitrovicës është një zonë e ‘nxehtë’ për shkak të konfliktit të hershëm mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas raportimeve të mediave serbe, shfaqja e ushtarëve shqiptarë me uniforma ka shkaktuar “shqetësim” për qytetarët serb në veri të Mitrovicës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se kjo është bërë me qëllim për të frikësuar dhe provokuar Serbinë.

“Kjo duhet të jetë një tregues i qartë për NATO-n dhe KFOR-in se duhet pasur kujdesur për gjëra të tilla. Nëse tashmë i bëni ushtarët shqiptarë si pjesë të NATO-s, atëherë dërgojini në Xërxe apo Gjakovë dhe jo në Mitrovicën e Veriut”, tha Vuçiç.

Ai vuri në dukje se kjo ishte e qëllimshme dhe e planifikuar shumë mirë, por nëse KFOR-i nuk e kryen punën e vetë, atëherë ka kush e bën.

Në lidhje me këtë prezencë të Forcave të Armatosura Shqiptare në Mitrovicë ka reaguar edhe KFOR, ku në një komunikim për shtyp ka deklaruar se nuk ka asgjë për tu shqetësuar .

KFOR sqaroi se prezenca e ushtarëve ishte pjesë e stërvitjes dhe aspak provokim:

“Këto ditë, një grup oficerëve të NATO-së, të shoqëruar nga KFOR-i, po zhvillon një aktivitet zbulimi nëpër Kosovë. Ata oficerë janë nga shtetet e ndryshme të NATO-së, përfshirë Shqipërinë. Aktiviteti përfshinë vizita nëpër vende të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë Mitrovicën dhe lokacione tjera në veri. Ky nuk është provokim, por është një aktivitet i përbashkët i NATO-s, dhe prania e 4 oficerëve shqiptarë nuk duhet ta habisë askënd pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s prej 10 vitesh. Për më tepër, duhet të dihet se Shqipëria gjithashtu kontribuon në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat