Dhimbjet në shpinë mund të jenë shumë shqetësuese dhe të bezdisshme. Ato prekin shumicën e njerëzve në ndonjë fazë të caktuar të jetës së tyre e sidomos ata që punojnë ulur përpara kompjuterit. Megjithatë, aktiviteti fizik është çelësi për shërim të shpejtë. Këto janë katër ushtrimet më të mira për ta ndaluar shpejt dhimbjen në shpinë, përfshirë dhimbjet në fundin e shpinës.
Zgjatjet e thella
Bini në njërin gju dhe lakohuni me këmbën tjetër në mënyrë që këmba të jetë rrafsh me tokën dhe larg trupit. Ngritni gjurin tjetër përmbi tokë dhe mbajeni për pesë sekonda. Përsëriteni këtë veprim tri herë në secilën anë.
Qëndrimi në një këmbë
Duke qëndruar në këmbë, zgjate një këmbë prapa, duke e mbajtur kyçin me një dorë. Nëse është e nevojshme, mbaju në karrige të mbështetur për muri me dorën tjetër. Mbajeni këtë pozitë për pesë sekonda dhe përsëriteni pesë herë me secilën këmbë.
Zgjatje të shpinës
Shtrihuni në shpinë dhe vendosni duart përmbi kokë. Lakoni gjunjët dhe rrotulloni ngadalë në njërën anë, duke mbajtur këmbët në tokë. Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda dhe përsëriteni tri herë në secilën anë.
Gjunjët në gjoks
Shtrihuni në shpinë me gjunjë të lakuar, çojeni njërin gju lart dhe ngadalë afrojeni drejt gjoksit për pesë sekonda. Përsëriteni pesë herë në secilën anë.
Të qenët aktiv dhe ushtrimet e rregullta nuk do ta përkeqësojnë dhimbjen në shpinë, edhe pse në fillim do ndieni pak dhimbje apo bezidsje.Të qëndruarit aktiv do t’ju ndihmojë të bëheni më mirë.
Pushimi i keq për më shumë se dy ditë do ta bëjë më të vështirë situatën. Gradualisht shtojini aktivitetet tuaja normale dhe bëni ushtrime të rregullta

