Ushtronte dhunë ndaj gruas, ish-policit i shkojnë në shtëpi, tmerrohen me atë që gjejnë

kape.jpg

Policia e Tiranës ka arrestuar një ish-punonjës policie, pasi Gjykata e Krujës kishte caktuar masë “arrest me burg” ndaj tij për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Në pranga ka rënë 31-vjeçari S. O., të cilit gjatë kontrollit në banesë i është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë.

Ndërkohë, ndaj ish-policit kishte bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike ndaj saj.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim S. O.,31 vjeç, (ish punonjës policie), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të banesës Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë.

Njëkohësisht ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike ndaj saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303