Ushtruan dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës, arrestohen dy persona në Krujë e Bulqizë

Dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm për dhunë në familje, saktësisht ndaj bashkëshortes dhe nënës.

27- vjeçari E.G., banues në Krujë ka dhunuar bashkëshorten e tij fizikisht dhe psikologjikisht.

Ai është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.2 në Tiranë. E.G., ka qenë i dënuar më parë për prodhim, mbajtje apo shitje pa leje të armëve të ftohta.

Ndërsa në Bulqizë 32- vjeçari, V.S., dhunoi fizikisht dhe psikogjikisht nënën e tij por u arrestua nga forcat e Komisariatit të këtij qyteti.