Vaji esencial i dafinës është një ndër produktet më të përdorshme sidomos në periudhën e dimrit, pasi ndihmon në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët dhe të rriturit. Është shumë praktik për t’u përdorur dhe shumë efektiv. Ky vaj ndikon menjëherë në zhbllokimin e sinuseve.
Vaji i dafinës sipas mjekut popullor, Ylli Merja ka shumë efekte pozitive në organizëm.
Dafina ka veti antibakteriale, qetësuese, antibiotike dhe tonike në trupin e njeriut. Përdoret për sëmundje të ndryshme si: astma, kolla, gripi, sinoziti, vështirësi në frymëmarrje, laringiti, në rastet e ikjes së zërit etj.
Ka përdorime të ndryshme që janë shumë praktike në jetën e përditshme e vaji i dafinës mund të merret me pika direkt në gojë. Nëse e keni problem shijen e fortë mund të hollohet në çdo ushqim, sidomos lëng portokalli apo qumësht. Mund të përdoret edhe në aerosole, apo aromatizuesit e dhomës. Në këtë rast ndihmon që të ngordhin mikrobet në ajër, freskon ajrin e dhomës dhe ndihmon në frymëmarrje të lehtë të gjithë pjesëtarëve të familjes. Vetitë e forta antibakteriale të dafinës bëjnë që të ndërpritet zhvillimi dhe rritja e baktereve në organizëm. Ndihmon në largimin e infeksioneve në sinuse, në gojë dhe në fyt.
Nëse keni grip e filloni të përdorni vajin e dafinës, vetëm pas 2 ditësh përdorimi do të ndiheni të rigjallëruar dhe do të keni përmirësim më shumë se 50%. Vaji i dafinës ka edhe veti sedative, prandaj kur keni kollë, astmë apo dhimbje koke nga sinoziti këshillohet të përdoret ky vaj, pasi qetëson dhimbjet e kokës dhe fyti, madje ndihmon në largimin e etheve dhe temperaturës së lartë. Mund të përdoret për masazh i holluar në vaj tjetër, pasi ndihmon në uljen e dhimbjeve të muskujve dhe kockave, sidomos dhimbjet reumatizmale.
Vaji i dafinës është tonifikues i gjithë organizmit dhe ndihmon në absorbimin e vitaminave dhe mineraleve në organizëm, largon kripën e tepërt dhe rregullon jashtëqitjen. Një tjetër veti i këtij vaji është ndihma që jep në tretjen e ushqimit dhe rregullimin e metabolizmit. Gjithashtu, jep efekt në sekretimin e enzimave tretëse të mëlçisë në stomak dhe ndihmon në balancimin e pH në stomak. Vaji i dafinës zbardh dhëmbët, mund të hidhen dy pika në gojë në mëngjes dhe pasi njomet furça me ujë të fërkohen dhëmbët me ato pika. Pas një jave përdorim do të dalloni zbardhje të dhëmbëve dhe shëndoshje të mishit të tyre. Dafina ka veti antibakteriale dhe kështu ndihmon në ngordhjen e baktereve që ndodhen në gojë midis dhëmbëve që shkaktojnë erën e keqe të gojës, dhe skuqjen e mishrave të dhëmbëve. Mund të përdoret në verë i përzier me një vaj tjetër për të lyer trupin, ose mund të hidhet me sprajt nëpër dhomë, pasi ndihmon në largimin e mushkonjave dhe insekteve nga aroma e fortë që ka vaji.

