Vaji i rigonit ka mjaft përfitime shëndetësore.
Vaji i rigonit mund të përmirësojë:
“Këmbën e atletit” ose mykun e lëkurës dhe thonjve
Ftohjen e zakonshme
Gingivitin
Dhimbjen e veshit ose dhimbjen e dhëmbit
Problemet e tretjes si djegia e stomakut dhe SIBO (invazioni bakterial në zorrët e holla)
Si të përdorni vajin e rigonit & dozat e rekomanduara
Vaji i rigonit mund të përdoret lokalisht, i shpërndarë në ajër ose për përdorim të brendshëm (vetëm nëse është 100% i garantuar për përdorim terapeutik). Duhet të kërkoni një vaj 100% të pastër, të pafiltruar, të certifikuar Bio-Organik.
Përpara se ta përdorni në lëkurë, miksojeni gjithmonë më një vaj tjetër. Kjo ndihmon në reduktimin e rriskut për irritim të lëkurës. Miksoni 3 pika vaj rigoni me një sasi të vogël vaji mbajtës dhe aplikojeni lokalisht në zonën e dëshiruar.

