fbpx

Vaji që do jua bëjë flokët e ndritshëm

Screenshot_9-13.png

Ndoshta për kujdesin e fytyrës dhe trupit tashmë keni provuar vaj avokadoje, vaj bajameje apo trëndafili, dhe e gjitha që keni marrë ka qenë një lëkurë me shkëlqim dhe e shëndetshme. Por a e dini se ekziston një vaj esencial shumë i mirë për flokët? E kemi fjalën për vajin i bërthamës së kajsisë, dhe më poshtë do të gjeni disa arsye pse duhet ta përdorni për kujdesin e flokëve tuaj.

Vaji i bërthamës së kajsisë është i pasur me acid linoleik dhe oleik. Të dy përbërësit veprojnë si kondicioner që i bëjnë flokët dhe skalpin të butë.

Bërthama e kajsisë ka një përqendrim të lartë të vitaminës A e cila stimulon kolagjenin dhe acidet yndyrore omega-3, zvogëlon inflamacionin që çon në rënie flokësh. Por duke aplikuar këtë vaj ju do të shpëtoni nga rënia e flokëve dhe skalpi juaj do të jetë i shëndetshëm.

Si ta përdorni vajin e bërthamës së kajsisë?

Vendoseni vajin para gjumit dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës. Gjithsesi, nëse nuk dëshironi të mbani gjithë natën, mund ta mbani 30 minuta dhe më pas të lani flokët. Vaji mund të përzihet edhe me vajra të tjerë esenciale për të arritur rezultate maksimale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303