56,160 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur ditën e sotme në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, shkruan se këto vaksina e kanë çuar numrin e vaksinave të ardhura në 1,755,570. Deri tani në vend janë bërë 1,248,205 vaksinime në total.
Postimi i plotë:
Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave AntiCovid duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbroni shëndetin dhe jetën. 1,248,205 vaksinime të kryera deri tani

