Valixhe me 23 milionë euro drejt Shqipërisë? Është fake news

Ambasada shqiptare ne France e quajti të pavërte, fake news, lajmin e publikuar nga disa media nga Mali i Afrikës të sekuestrimit të dy valixheve diplomatike me 23 milionë euro në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit.

Raportimi i portalit maliactu.net ishte kontradiktor pasi fillimisht thotë se një shtetas nga Mali që shkonte transit në Malajzi u arrestua me 2 valixhe me 23 milionë euro, pothuajse 15 miliardë franga CFA, monedhë e përdorur vetëm në disa vende të Afrikës.

Më pas portali, pa citur burime, aludon se shuma mund të kishte si destinacion Shqipërinë, që e komenton si vend të njohur pastrimin e parave të pista.

Nga ana tjetër dy valixhe janë të pamjaftueshme për të mbajtur një shumë kaq të madhe parash.

Pavarësisht pretendimit se shuma e konsiderueshme është kapur në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, nuk kishte raportime të medieve franceze.

Ndërkohë komentuesit në Facebook të medieve afrikane e kanë cilësuar një raportim të tillë si fake news.

Çështje e lajmeve të rreme është kthyer në një problem madhor për platformat e rrjeteve sociale, të cilat janë duke marrë nisa të ndjeshme për të frenuar përhapjen e një informacioni të tillë.