Vangjush Dako thirret në Gjykatën e Krimeve të Rënda

dako.jpg

Gjithashtu raportohet se Dako do të dëshmojë para trupit gjykues për “dosjen 339”.

Kujtojmë se disa ditë më parë SHBA i ndaloi hyrje Dakos dhe familjes së tij, pasi akuzohet si i përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Ndërkohë ditën e djeshme, në një intervistë për Zërin e Amerikës Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, deklaroi se DASH ka dëshmi të forta për korrupsionin e ish-kryebashkiakut.

Kjo nuk është hera e parë që Dako thërritet nga Prokuroria, pasi në maj të këtij viti ai u mor në pyetje për 5 orë nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303