Disa nga simptomat më të zakonshme janë:
•Ndjenjat e ankthit kur hani para të tjerëve. Kjo mund të çojë në fshehjen e ushqimit tuaj ose ngrënien në fshehtësi.
•Të hani ose të dëshironi ushqime edhe pse jeni të ngopur.
•Mbingopja deri në atë pikë sa të ndiheni të sëmurë ose të hani më shumë ushqim nga sa keni planifikuar.
•Ndjenja e fajit kur hani disa ushqime ose sasi, por gjithsesi do të vazhdoni zakonet e të ngrënit.
•Mungesa e kontrollit mbi zgjedhjet e shëndetëshme.
Si ta trajtoni
Duke qenë se nuk mund të hiqni dorë tërësisht nga ushqimi ndryshe nga varësitë e tjera, provoni metodën e seleksionimit. Largoni nga shtëpia ushqimet e pashëndetshme që ju pëlqejnë më shumë. Ato që janë të përpunuara që përmbajnë shumë sheqer e kimikate të tjera. Fokusohuni në një dietë të pastër me fruta e perime bio. Hiqni dorë nga ushqimet për të cilat keni më shumë neps dhe zevëndësojini ato me një alternativë më të shëndetëshme./ living

