fbpx

Varianti i ri i COVID-19, imunologu Sulçebe: Transmetohet pothuajse dy herë më shpejt se tjetri

mjeku-6.jpg

Imunologu Genc Sulçebe ka thënë se mutacioni i ri që ka pësuar virusi Covid-19, gjë që ka shkaktuar mbylljen totale të Britanisë së Madhe, është 70% më shumë infektues.

I ftuar në emisionin Opinion, Sulçebe është shprehur se ky virus i ri transmetohet dy herë më shpejt se i pari, megjithatë është herët për të dhënë konkluzione të tjera.

Sipas imunologut, ky mutacion ka të njëjtën rrezikshmëri sa Covid-19, duke përjashtuar që të jetë më shumë vdekjeprurës.

“Papritur është detektuar që në Shtator, nuk kemi më 20 si deri atëherë, por kemi 17 të tillë. Janë kapur në Shtator, në Nëntor është rritur përqindja e pozitivitet. U kap në Angli, 23% në Nëntor, tani ka kapur 60% të izolateve të virusit me këtë lloj mutacioni. Ngjitet, transmetohet pothuajse dy herë më shpejt se sa tjetri. Megjithatë është akoma herët për të parë se është një komunikim shkencor paraprak. Nuk ka më tepër rëndesë të sëmundjes, por jo se është më tepër vdekjeprurës. Thuhet që nuk është më tepër vdekjeprurës”, ka thënë imunologu Sulçebe.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303