Në Kadastrën e Vlorës nuk kanë marrë ende fund shkarkimet. “Furtuna” ndaj punonjësve të institucionit ende vazhdon.
Mësohet se sot janë shkarkuar nga detyra 4 juristë, ndërsa i është bërë vërejtje edhe 19 punonjësve të tjerë.
Kujtojmë se pak ditë më parë në këtë institucion u largua nga detyra edhe drejtori Florjan Alimadhi dhe nëndrejtori, Klodian Troci, ndërsa dje dha dorëheqjen edhe nëndrejtori për Aluiznin në Vlorë, Ardian Musta

