TË FUNDIT

Vdekja e Baxhakut/ Akademia e Shkencave: Drejtues dinjitoz, do të kujtohet gjithnjë

Për vdekjen e gazetarit të njohur Fatos Baxhaku shprehu ngushëllimin dhe Akademia e Shkencave.

Përmes një postimi në ‘Facebook’,

Akademia ka shkruar disa fjalë të ndjera për gazetarin e njohur.

Baxhaku është cilësuar si personi që krijoi modelin e reporterit televiziv në një shoqëri të lirë.

Statusi i plotë:

Fatos Baxhaku u nda nga jeta.

U nda nga jeta në mënyrë të parakohshme publicisti dhe kërkuesi shkencor Fatos Baxhaku.

Për disa vite me radhë (1986-1992) Fatos Baxhaku punoi si kërkues shkencor në rrjetin e instituteve kërkimore albanologjike të Akademisë së Shkencave.

Përfundoi studimet doktorale për histori dhe botoi në gjermanisht bashkë me albanologun e mirënjohur Peter Bartl monografinë kushtuar doktrinës “cultus protectorati” të perandorisë biqefale austrohungareze për mbrojtjen e të krishterëve në Ballkanin otoman.

Vendi i tij në gazetarinë tradicionale dhe televizive gjatë tri dekadave të fundme ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm.
Fatos Baxhaku krijoi modelin e reporterit televiziv në një shoqëri të lirë.

Ishte i pari që, me emisionin dokumentar “Jashtë bulevardit” e shpërnguli gazetarinë shqiptare nga sallat e konferencave të shtypit, ku ishte vetëngujuar, tek jeta e njerëzve të zakonshëm të popullit, të braktisur në fatin e tyre.
I ndjeri Fatos Baxhaku e përcolli dijen dhe përvojën e tij tek gazetarët e rinj edhe si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe si editor në të përditshme të njohura.

I pabujshëm, po aq sa dhe i suksesshëm, Fatos Baxhaku do të kujtohet si njeri e profesionist i shkëlqyer, si koleg i dashur dhe drejtues dinjitoz.

I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat