Vdekja e efektives shqiptare, Xhaçka niset për në Letoni

991d4ba4da3645b333f1624284e61940_L.jpg

Tragjedia e ndodhur në Letoni, ku humbi jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj, ka bërë që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka të ndërpresë vizitën zyrtare në Itali. Sipas asaj që njofton zyra e shtypit të ministrisë së Mbrojtjes Xhaçka do të udhëtojë drejt Rigës për të vizituar dy efektivët e plagosur dhe për të takuar kontingjentin shqiptar atje.

Kujtojmë se nga shpërthimi i minës kanë mbetur të plagosur edhe komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303