Bashkëshorti i mësueses Anila Bazelli ka dhënë detaje tronditëse për vdekjen e së shoqes.
Luan Bazelli ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka humbur jetën 10 minuta pasi ka bërë gjiplërën dhe se shkoi vetë në spital për tu mjekuar pasi kishte probleme me astmën.
Luan Bazelli: Zonja ime ishte mirë me shëndet. Ajo kishte vetëm pak probleme me astmën. Ka ikur nga mjekimi, nga pakujdesia. Në spital ka mbërritur me këmbët e saj. Kur shkuam, tensionin e kishte normal, 10 minuta pas gjilpërës ajo mbaroi direk.
Mësuesja nga Pogradeci, Anila Bazelli ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital. Ajo u paraqit në orën 19:00, pasi kishte shfaqur disa probleme me astmën. Familjarët pretenduan se 46-vjeçarja nuk kishte sëmundje të tjera të cilat mund të ndikonin në vdekjen e saj. Të afërmit e mësueses kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar dhe për neglizhencë. Prokuroria ka kërkuar që ekspertiza të bëhet nga kryeqyteti, gjë që pritet të zbardhë dhe shkakun që solli vdekjen e mësueses.

